E fundit: Zbulohet përse në Kosovë nuk ka punime shkencore (FOTO)
Më në fund është zgjidhur dilema se pse profesorët tanë nuk kanë punime shkencore. Një revistë shumë shumë e rëndësishme, është e indeksuar nga platforma Instagram. Kështu profesorat që kanë publikuar në Insta-Story, punimet e tyre janë fshi pas 24 orëve. I këshillojmë profesorat që herën tjetër ta ruajnë story-n dhe ta publikojnë në revistë tjetër.
*Marrë nga lista e “publikimeve shkencore” në CV-në e një profesori të Universitetit të Prishtinës