perla nga up

E pashë Skenderajin në ëndërr…ai kishte një Fakultet
01/12/2020

E pashë Skenderajin në ëndërr…ai kishte një Fakultet

Ahmet Latifi ka publikuar një punim shkencor dhe deklarohet në këtë punim se vie nga Universiteti jo-ekzistent i Skenderajit.

“Nxeht o kam vjen edhe pse po rrim larg, hajde ma ngat hajde ma ngat” është njëri nga tekstet e këngtares Leonora Jakupit që vjen nga Skenderaji. Këtë e garantojmë me emrat tonë. Por për Ahmet Latifin e gjithë redaksia është në gjendje të mblidhet në ora 14:00 tek sheshi Skënderbe dhe të renditur të bëjnë be një nga një be se ai nuk vjen nga Fakulteti i Skenderajit. Po ashtu do t’a krijojmë një komision të pavarur i cili mbikqyrë se mos dikush bën be rrejshëm. Ky komision i njejtë do të merret me hulumtime dhe do të na përcaktoj se me çka të bëjmë be secili…ose ndoshta më mirë do të ishte nëse ky komision të vëzhgoj Universitetin e Mitrovicës.