Epoka e akullnajave
Mercedesi old school është cool, farmerkat old school janë cool. Këto janë disa pluse për të qenë staf akademik në Universitet Publik, por jo përdorimi i Windows 98 pas 21 vjetësh. Sa shumë do të ofendohej kompjuteri i ri në Universitet, i cili është blerë nga taksat tona, për t’u përdorur nga i nderuari profesor, i cili paguhet po ashtu nga taksat tona. Profesorit në fjalë, i sugjerojmë që të pres edhe disa vite, pasi nuk i dihet nëse Windows 98 do të cilësohet si cool.
*Kjo tabelë është marrë nga CV-ja e një profesori në Universitetin e Prizrenit dhe është ngjarje e vërtetë