Hajt nja kishe s’po kqyri
Në webfaqen e Universitetit të Mitrovicës njëra nga CV-të përmban foton në të cilën nuk mund të identifikohet subjekti. Arsyeja prapa kësaj është ende enigmatike për redaksinë tonë.
Të gjithë ju fansa të “Tempullit të Dijes” që fotot tuaja janë krijuar në formatin “dua-të-bëhem-kinse-nuk-jam-i-vetëdijshëm-për-kamerën-qëkam-përpara”, mund t’i postoni në facebook ose në instagram dhe pastaj të merrni një koment klishe nga një mik i juaji të formatit “shiko- shikoti-mik-i-imi-kinse-nuk-je-i-vetëdijshëm-për-kamerën-që-ke-përpara”. Pra në instagram, jo në CV-në tënde.