perla nga up

Mungesa e fleksibilitetit t’len rrugëve
19/01/2021

Mungesa e fleksibilitetit t’len rrugëve

Kolegji Iliria shpërndanë në facebook mundësinë për studentët e tyne ambicioz që të bëjnë punë sezonale në Dubai.

Një punëtor i lodht i “Tempullit të Dijes” është ankuar tek bo$$at e gazetës duke thënë “Pse s’pe shesim kit t’q*m none? Hala asni cent se nxorëm”. Natyrisht se Bo$$at thanë: “E kush e blen?” dhe kështu punëtori la punën. Si student i kolegjit Iliria shfrytëzoi mundësinë për aplikuar për të punuar në Dubai. Ai doli nga ndërtesa e madhe e “Tempullit të Dijes”, mori një taxi ilegal dhe mbërrijti tek Kolegji Iliria. Ai hyri brenda, përfundoi aplikacionin dhe pas tre ditësh mori një telefonatë nga një person i cili i tha: “Ku je nis o daj me kit munges t’fokusit për sukses?”. Ai la telefonin në vend dhe erdhi tek ne në gjunjë duke u lutur t’a kthenim në punë. Ne nuk e pranuam pasi tashmë kishim informacion se ai studion në Kolegjin Iliria.