Prirje për titull
Ky profesor kur kishte pasur intervistën me komision për të hyrë në punë, kishte ardh me fanelën e Ballackut me numër 13 dhe një top nërsjetëll. Komisioni ishte mahnitur se sa shumë kishte njohuri për finta. Njëri nga pjestarët e komisionit nuk ishte pro që ai të ishte pjesë e Universitetit, pasi në intervistë e kishte koritë duke i’a futur topin midis këmbëve… por kjo nuk ishte e gjitha. Pasi kishte bërë matjet me top ulur, ai morri lëpirësen dhe e futi në gojë. Pas afërsisht 6 minutave dhe 40 sekondave ai nxorri lëpirësen të cilën e kishte shëndrruar në portretin e rektorit me gjuhën e tij.