Relevancë se jo mahi
Nëse keni pas dilema se cili është roli i Universitetit në shoqëri, në politikë dhe në jetë në përgjithësi, ju ftojmë t’i lexoni disa pjesë të fjalimit të zt. Veseli në fjalën e rastit në manifestimin e përvjetorit të 49-te të UP-së.
Pjesë të shkëputura nga fjalimi i zt. Veseli:
- “Sikurse të gjithë qytetarët e vendit, edhe ju, me të drejtë ndiheni të brengosur se çfarë është duke ndodhur me vendin tuaj, në dialogun, me taksën dhe me atë që ditëve të fundit është bërë temë e ditës, raportin tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”
- “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duan që mes Kosovës shtet të pavarur dhe sovran dhe Serbisë, të ketë një marrëveshje përfundimtare, që Kosovën do ta anëtarësonte në OKB, në NATO, BE, por edhe Serbisë do t’i hapte perspektivën drejt BE-së”
- “Dialogu me Serbinë duhet të ndodhë. Duhet t’i besojmë vetes sonë, SHBA-së dhe Perëndimit.”
- “Në rrugëtimin tim tre dekadash politik, edhe me përvojën personale, e di një fakt: populli jonë ka fituar çdoherë kur ka qenë me SHBA-të. E kam parë, e kam ndjerë dhe e kam provuar vetë këtë”
- “Ju flas si Kryetar i Kuvendit të Kosovës, si njeri që kam komunikim permanent me instancat e larta të politikës amerikane. Nuk ka ndryshim të politikës amerikane për Kosovën.”
Çka ka lidhje kjo me përvjetorin e UP-së?!