Ui ar not probllematik gajs
Në rastin përvjetorin e 50 të UP-së publikohet dizajni i punuar nga autori i panjohun.
Në parim ky dizajner mund të konsiderohet si i pa-shkollë, por jo. Nëse analizojmë më thellë do t’a gjejmë gjenialitetin që posedon ai. Kur shikojmë për herë të parë këtë llogo, ato rrethat me përmasa të ndryshme do të na hipnotizojmë. Ne nuk arrijmë ta shohim as numrin 5 që është përpara zeros. Kur na pyet dikush se cfarë përjetori feston Universiteti i Prishtinës, ne do t’i flasim për rrumullakat e llogos. Mund të jetë 60 vjetori, 70, 80, 90, 100, 110, 120, 130, 140, 150, 160, 170, nëse bazohemi në memorien tonë. E gjithë kjo punë e gjatë me dizajnimin e rrumullakave është bërë sepse ai nuk ka qenë i sigurtë se a shkruhet “Universitytet” apo “Universitety”. 50 vjetori është për juve që nuk mund të arrini t’a shikoni pes’shen.