Astrologjia universitare – Artisti

Artisti
Ti nuk je artist. Ti e studion artin. Kohëve të fundit të janë zhdukur muzat. Nëse jeni në vitin e parë, tash është koha të eksperimentoni me veshjet tuaja, me të ecurit dhe gjestet tuaja. “‘’Bota s’po më kupton” është fraza që do ta përdorni vazhdimisht. Ah! Oh! Sa botë e padrejtë kjo.
Kujdes! Përpjekja për arratisje nga komplekset aktuale, mund tju cojë në komplekse të tjera dhe përfundoni duke bërë të ashtuquajtur ‘’art abstrakt’’.
Në dashuri do të ndjeheni i pafat, por Saturni shumë shpejt do të jetë në anën tuaj dhe ju do të keni sukses. Provoni!