Astrologjia universitare: Filozofi

Filozofi
Kohëve të fundit jeni në mëdyshje, herë ndjeheni si Toni (Platoni) e herë si Teli (Aristoteli). Por a jeni ju një filozof, politolog, sociolog, punëtor social, psikolog, historian, apo vetëm studiues të këtyre lëmive? Përgjigja do t’ju shfaqet në një filxhan makiatoje pa shumë sheqer.
Ju që keni besuar në Zot, do të filloni të keni dyshime, kurse ju që nuk besuat, do të filloni të dyshoni gjithashtu. E a nuk ju thamë ne, se ju do të dyshoni? Dysho, sepse je, por mos dysho në dyshimin.
Megjithatë ju jeni me fat. Ju keni fatin t’ju udhëheqin në këtë aventurë akademike, profesorë eminentë si: Ibrahim Gashi – i cili në vitin 2014 ishte rektor, por u shkarkua sepse u zu me pelë për dore në çështje të mashtrimit akademik; Arsim Canolli – antropolog, eskeprt i flijave; Shemsi Krasniqi – sociolog, i cili shpjegon ndërhyrjet e shoqërisë civile në luftën kundër korrupsion në UP duke e krahasuar me ndërhyrjet e Millosheviqit në vitet 1990. Fati i tillë ju përcjelltë gjithmonë!