Dauti ja nxjerr në pah Rronit! -he he TABELËN
Në ni debat për çështje me rëndësi kombëtare në televizionin t7, deputeti i Kosovës Daut Haradinaj ia nxori drejtorit të ORCA-s (jo atë që po mendoni), por një tabelë që tregonte shifrat kinse milionëshe të përftimit të organizatës sonë (ORCA). Edhe pse Dauti i tha s’deshta me ta nxjerr po m’shtine, Rroni i tha nxirre, nxirre, dhe ashtu u bë.
Ata që ja dërgun këtë tabelë mendun se e bon namin, gjersa “tabelën e famshme” e kishin marrë prej faqes së KFOS, donatorit të ORCA-s, gja e cila ishte krejt transparente, për fatin tonë të keq shifrat nuk ishin miliona.
Ndërkaq, siç muni me pa panelisti tjetër Selim Selimi (ministër i drejtësisë në Kosovë) ishte pak i zënë në ato momente, ndonse u kyç ndërkohe tu i thanë se: “më vie mirë që i ke një milion” , e Rroni me modesti ja ktheu: “që i synoj 10 milion”, dollar, dollar, edhe pse s’po m’i numron dora dora (insipiruar nga Dafina Zeqiri).
Ne, kolegët e Rronit nuk ishim aq t’shkathët me hulumtu aty për aty tabela për Dautin, por ma vonë i zbulum ca nga Agjencia Kundër Korrupsion e Kosovës, ku Dauti ishte deklaru si Këshilltar i Jashtëm në një kompani të Higjienës që quhet ERC trade dhe kishte përfituar rreth 18 mijë euro në vit nga kjo kompani, produktet e kësaj kompanie janë më të njohuna për shpërlarje sesa për larje.
Ju duam <3