rozë

Fërrkat e Mushtishtit rreth plagjiaturës
01/07/2019

Fërrkat e Mushtishtit rreth plagjiaturës

Motrat Mustafa dhe Shyhrete Behluli apo të njohura ndryshe nga publiku i gjerë edhe si bilbilat e Mushtishtit i kanë dhënë fund paqes mes tyre duke nisur kësisoji një zënkë përplot me akuza, zënkë kjo që mori vëmendje nga të gjithë ne, përshkak të shqetësimit tonë të madh mbi atë se çfarë në të vërtetë po ndodhte në Mushtisht. Por si qëndron e vërteta?

Ashtu si shprehet edhe Shyhrete Behluli atë e ka “nxan” taksirati pasi Motrat Mustafa e akuzuan se ajo i ka vjedhur këtyre të fundit idenë e këngës së saj për nënën e publikuar më 8 mars 2019. Mirëpo Shyhretja në një intervistë të dhënë për Prive.al refuzon të pranojë që ka vjedhur idenë dhe insiston që e gjithë kjo ngjarje është koiçidencë e jo hajni.

Me apo pa koiçidencë të dy palët kanë publikuar këngë për të njëjtën temë – Nënën. Ne pavarësisht tensioneve te larta mes tyre i bëjmë thirrje palëve që t’i japin fund kësaj zënke sepse fundja edhe pse temat i kanë të njëjta, nënat nuk i kanë të tilla, rrjedhimisht të dy këngët bartin vlera të ndryshme më vete.

Nënat madje i kanë kojshike e ne duam që ato të vazhdojnë ti flasin njëra tjetrës e të bëhen shembull për vajzat e tyre në mënyrë që Mushtishti t’i kthehet kohëve të arta e të mos bie në grackat e agjenturave të huaja të cilat ja kanë zili kësaj vatreje të muzikës e bilbilave.

#LongLiveMUSHTISHTI