Liria Rozé në rrezik!
Që dëgjimi i muzikës ndikon në rritjen e konsumimit të drogës tashmë veç është vërtetuar nga komisioni parlamentar për punë të kota në krye me mjekun Haxhi Avdyli të cilët shkurt e shqip kanë ardh me një konkludim që nëse e dëgjoni Taynën, shumë lehtë mundeni me pa veten tu konsumu droga – kujdes nga Tayna! Sipas Haxhi Avdylit këto këngë duhet të cenzurohen ndërsa ne duhet të dëgjojmë më shumë këngë të llojit “Mfal nanë , mfal babë ” që sipas komisionit ka shumë më shumë vlera artistike.
Kur flasim për vlerat artistike këtu vjen në shprehje eksperti i vijave të holla dhe të trasha aty-këtu Fisnik Ismajli, që deklarohet se mes artistit dhe performuesit ekziston një vijë e hollë të cilën po get Fisi e ka studiu kogja shumë.
Shumë e fortë kolumbiana-na-na-na, bohet tym mari*uana-na-na-na… (pasojat e cenzurës).